Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, tha se sasia e armatimit që u zbulua nga Policia e Kosovës, janë pajisje për disa qindra sulmues, raporton Ekonomia Online.
Sveçla, në konferencën ku u prezantuan arsenali i armëve, uniformave dhe pajisjeve logjistike të konfiskuara nga Policia e Kosovës në veri, pohoi se janë gjetur edhe dokumente të lejeve të armëve të Milan Radojiçiqit, i cili është në listën e zezë të ShBA-së dhe i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.
Ai ka sqaruar se gjatë aksionit janë gjetur edhe harta që dëshmojnë se për sulmin ishte planifikuar me muaj të tërë.
“Organizim terrorist që është udhëhequr dhe urdhëruar direkt nga Beograd. Nga ekspertë vendor dhe të huaj është vërtetuar se për sasi armatimi dhe këto përgatitje duhen së paku disa muaj. Pra, nuk ka të bëjë asgjë me një organizim ad-hoc, të shpejtë dhe të ditëve të fundit. Në këto materiale, poashtu kemi gjetur dokumente të kriminelit që poashtu është në listën e zezë të ShBA-së, Milan Radojiçiq, dokumente këto që dëshmojnë lidhjen apo pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të tij në këtë aksion”.
“Sot i do t’i japim lamtumirën e fundit policit që u vra nga terroristët nën urdhrat e Beogradit. Personat e maskuar nuk ishin civilë por persona të forcave special. Falë profesionalizmit të Policisë, plani i tyre edhe Vuçiqit për ta de-përshakllzuar vendin ka dështuar”.
“Nga aksioni kanë mbetur 3 të vrarë, të gjithë me uniforma dhe pajisje dhe janë arrestuar dy të tjerë dhe katër persona që kanë pasur rol mbështetës. Një nga të arrestuarit ka qenë i plagosur, atij i është dhënë ndihma në terren e pastaj edhe në Spitalin e Mitrovicën dhe QKUK”.
“Asnjë person civil nuk është lënduar nga ky aksion. Gjashtë terroristë po trajtohen ne spitalin dhe e ftoj Serbinë që t’i paraqes ata menjëherë në Kosovë për tu gjykuar”.
LEXONI EDHE: