Sveçla: Prishtina sot është e mbushur me bërllog sepse kështu i duhet Përparim Ramës

Prishtinë | 09 Nën 2026 | 10:56 | Nga Ekonomia Online

Shefi i asamblistëve të VV-së, në Prishtinë, Gëzim Sveçla ka thënë se bërllogu është bërë perdja që mbulon problemet e tjera të qeverisjes në Prishtinë.

Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Sveçla ka shkruar se me organizim dhe menaxhim të mirë, problemi i mbeturinave do të mund të vihen nën kontroll brenda pak muajsh.

“Prishtina sot është e mbushur me bërllog sepse kështu i duhet Përparim Ramës”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Bërllogu është bërë perdja që mbulon problemet e tjera të qeverisjes në Prishtinë.

Me organizim dhe menaxhim të mirë, problemi i mbeturinave do të mund të vihej nën kontroll brenda pak muajsh. Komuna e Prishtinës ka një buxhet prej rreth 160 milionë eurosh.

Por imagjinojeni për një moment Prishtinën pa problemin e bërllogut.

Me çka do të merreshin qytetarët dhe mediat? Me kontratat e dyshimta, shpenzimet e pajustifikueshme dhe keqpërdorimet që e kanë përcjellë këtë qeverisje.

Prishtina sot është e mbushur me bërllog sepse kështu i duhet Përparim Ramës.

Të ngjashme