Sveçla priti në takim lamtumirës Ambasadorin e Finlandës, i shprehu mirënjohje për bashkëpunim

Prishtinë | 13 Gus 2025 | 15:52 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, priti në një takim përshëndetës Ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, me rastin e përfundimit të mandatit të tij diplomatik.

Ministri Sveçla e falënderoi ambasadorin për bashkëpunimin e ngushtë dhe kontributin në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, sidomos në fushat që mbulon MPB-ja.

Në takim u theksua bashkëpunimi i suksesshëm ndërmjet institucioneve dhe mbështetja e vazhdueshme e Finlandës për zhvillimin e Kosovës.

Ambasadori Nissinen shprehu mirënjohjen për mikpritjen dhe bashkëpunimin gjatë mandatit të tij. Ministri Sveçla i uroi suksese në angazhimet e ardhshme.

Të ngjashme