U.D i ministrit të MPBAP-së Xhelal Sveçla priti në takim kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës Naim Tërnava.
U.D i ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, njëherit Koordinator i Grupit Ndër-institucional për Menaxhimin e Incidenteve, Xhelal Sveçla, ka pritur në takim kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiun Naim Tërnava.
Në këtë takim u bisedua për situatën në të cilën gjendet vendi ynë, në këtë kohë të pandemisë globale me Covid 19, për angazhimet që janë duke i bërë institucionet e Kosovës në parandalimin e përhapjes së këtij virusi dhe në përgjithësi për menaxhimin e situatës.
Ministri Sveçla theksoi se tashmë kemi hyrë një fushatë intensive vetëdijesuese, ku është e domosdoshme përcjellja mesazheve që janë duke u bërë nga institucionet e Kosovës, në veçanti Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, për tu kërkuar qytetarëve të Kosovës që t’i zbatojnë vendimet që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.
Ai kërkoi që në kuadër të këtyre përpjekjeve të intensifikohen thirrjet edhe ng Bashkësia Islame në Kosovë. “Për MPBAP-në përfshirja e BIK-ut dhe bashkësive të tjera fetare në Kosovë në fushatën vetëdijesuese, do të ndihmonin jashtëzakonisht shumë që tu kërkojnë.
qytetarëve t’i reduktojnë daljet e tyre vetëm atëherë kur vlerësohet se është e domosdoshme”, theksoi Sveçla. Në fund të takimit, Myftiu Naim Tërnava, vizitoi Qendrën Operative ku po punojnë Grupi Ndër-institucional për Menaxhimin e Incidenteve 24/7.
Ndërsa kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, përgëzoi institucionet e Kosovës për angazhimin që janë duke bërë në menaxhimin e kësaj situate.
Ai tha se në këtë sfidë do të kenë patjetër mbështetjen e BIK-ut, në mënyrë që bashkërisht të luftojmë me të gjitha forcat edhe me ndihmën e Zotit ta tejkalojmë këtë sfidë m përmasa globale.