Sveçla publikon një video pas sulmit me granatë dore të Komunës Veriore të Mitrovicës

Prishtinë | 27 Qer 2023 | 16:50 | Nga Ekonomia Online

Situata e tensionuar në veri të Kosovë vazhdon. Mbrëmë objekti i Komunës Veriore të Mitrovicës është sulmuar me një granatë dore. Lidhur me këtë incident, ka reaguar kreu i Ministrisë së Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili ka thënë se agresioni i regjimit të Vuçiqit po vazhdon.

Sveçla ka thënë se sulmi terrorist i ndodhur mbrëmë ndaj objektit të Komunës së Mitrovicës Veriore është një përpjekje tjetër për eskalim dhe destabilizim.

“Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për sjelljen e tyre armiqësore. Sulmet duhet të ndalen tani”, ka shkruar Sveçla.

Në këtë reagim kreu i MPB-së ka bashkëngjitur edhe një video në të cilën tregohen dëmet e shkaktuara nga sulmi me granatë dore.

Të ngjashme