Sveçla sërish inspekton Urën e Ibrit: S’është temë dialogu në Bruksel

Prishtinë | 07 Gus 2024 | 14:14 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është treguar i prerë se nuk do të heqë dorë për çështjen e hapjes së Urës së Ibrit dhe se kjo çështje nuk do të jetë temë dialogu në Bruksel.

Ai është parë duke e inspektuar sërish Urën të mërkurën, me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, dhe punëtorët e kompanisë së kontraktuar për t’i kryer inspektimet.

“Inspektimi është në dy faza, jemi në proces, po veprojmë sipas planit të cilin ne po e ndajmë me bashkëpunëtorët tanë dhe s’po shoh asgjë të jashtëzakonshme. Çështja është e mbyllur, qysh më 2016. Nuk është çështja e dialogut fare. Është çështje e të drejtës për t’u hapur dhe e një vendimi që është tashmë publik”, ka thënë Sveçla për gazetarët.

Ndërsa, siç shihet në videot e Ekonomia Online, hapësira nën urë ka filluar të ngjyroset.

Të ngjashme