Sveçla takon Hovenierin, bisedojnë për sigurinë e për projektet me SHBA-në

Prishtinë | 01 Gus 2023 | 17:54 | Nga Ekonomia Online

Siguria e përgjithshme në vend dhe projektet e përbashkëta në mes Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian ishin temat e diskutimit në mes Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe Ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier.

Ministri Sveçla ka bërë të ditur se është takuar me ambasadorin Hoveneir gjatë të martës.

“Kisha kënaqësinë të pres sot në takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Jeffrey Hovenier. Biseduam për situatën e përgjithshme të sigurisë, për projektet e përbashkëta që kemi në proces me Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe për angazhimet e mëtutjeshme në fushat që janë në interes të të dyja palëve”, ka shkruar ai.

Të ngjashme