Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas sulmit me granatë dore në Komunën e Zveçanit, raporton Ekonomia Online.
Sulmet e ditëve të fundit ndaj institucioneve në veri, ai tha se janë shprehje e dëshpërimit dhe qyqarllëkut të bandave kriminale me dirigjim nga Beogradi.
“Në kohën kur po çmontohen ditë e më shumë, dëshpërimisht duan të tregojnë se ende janë këtu dhe të fortë. Por, ne jemi më të vendosur se kurrë deri në eliminimin e plotë të secilës grimcë kriminale e terroriste në vendin tonë. E themi troç atë që kemi përsëritur përgjatë këtyrë katër viteve: Koha e pandëshkueshmërisë dhe amnistisë ndaj bandave kriminale ka përfunduar”, ka shkruar Sveçla në Facebook.