Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se vendimi në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës nuk ka të bëjë fare me mini-schengen, por sipas tij ka të bëjë me nisma në kuadër të procesit të Berlinit në të cilat Kosova duhet të jetë palë e barabartë.
Tutje, Sveçla ka thënë se procesi i Berlinit është ide e nismë e Kancelarës Merkel, kurse zona mini-schengen është ide e presidentit serb, Vuçiq dhe mbështetet nga ai.
“Qeveria e Kosovës mbështet bashkëpunimin rajonal mbi bazën e barazisë dhe reciprocitetit mes palëve”, ka shkruar Sveçla në facebook