Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, njëherësh Koordinator i Grupit Ndër-institucional, Xhelal Sveçla, ka vizituar Ipeshkvinë e Kosovës, ku është pritur nga Ipeshkvi, Dodë Gjergji.
Qëllimi i këtij takimi ishte përcjellja mesazheve në kuadër të fushatës intensive që janë duke bërë institucionet e Kosovës, në veçanti Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, për t’i bindur qytetarët e Kosovës që t’i zbatojnë vendimet e marra nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.
Me këtë rast ministri në detyrë Sveçla kërkoi nga Ipeshkvi i Kosovës, Dod Gjergji që të përdorë autoritetin e kishës katolike në Kosovë, që krahas institucione të shtrijnë ndikimin e tyre për t’i bindur të gjithë besimtarët dhe të gjithë qytetarët në përgjithësi, që daljet nga shtëpitë e tyre t’i bëjnë vetëm atëherë kur është e domosdoshme.
U. D Ministri Sveçla vlerësoi se në bazë të gjitha rekomandimeve që janë bërë në luftimin e Covid 19, vlerësohet se shmangia e kontakteve dhe qëndrimi i qytetarëve nëpër shtëpitë e tyre, janë masat më të mira në parandalimin e përhapjes së këtij virusi.
Ndërsa Ipeshkvi, Dodë Gjergji, vuri në dukje se do të intensifikojë angazhimin e tij, së pari tek komuniteti katolik, por dhe tek të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që të ndjekin me kujdes udhëzimet e institucioneve të Republikës së Kosovës për të qëndruar.