Sveçla: Vrasja e policit Lika, sulm ndaj institucioneve të Kosovës

Prishtinë | 02 Pri 2025 | 13:50 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla, tha se vrasja e policit Muhamed Lika në Kaçanik është sulm i drejtpërdrejtë ndaj rendit, institucioneve dhe sigurisë së Kosovës, duke shtuar se aparati shtetëror është i mobilizuar të arrestojë dorasin.

Ai ka shkruar në Facebook të mërkurën se kontributi i rreshterit Lika si në çlirimin e Kosovës, ashtu edhe në garantimin e rendit “do të mbetet shembull për secilin zyrtar policor në shërbim”.

“Sulmi ndaj çdo pjesëtari të Policisë së Kosovës është sulm i drejtpërdrejtë ndaj rendit, institucioneve dhe sigurisë së Republikës së Kosovës. Vrasja e mbrëmshme e Rreshterit të Policisë së Kosovës Muhamed Lika ka prekur rëndë secilin prej nesh dhe gjithë Policinë e Kosovës. Që nga momenti që kam marrë lajmin jam në komunikim të vazhdueshëm me Policinë, me kërkesën që sa më parë të zbulohet vrasësi dhe të gjitha rrethanat e këtij krimi”, tha Sveçla.

Të ngjashme