Ish-përzgjedhësi i SHBA-ve, Bob Bradley, është zgjedhur menaxher i ri Swansea Cityt.
Klubi anglez e ka shkarkuar Francesco Guidolinin dhe menjëherë e ka angazhuar trajnerin e ri.
Ishte pritur që legjenda e Manchester Unitedit, Ryan Giggs, të caktohej trajner i Swanseas, mirëpo klubi nuk vendoi për uellsianin.
Në garë për këtë post ishte edhe ish-trajneri i Villarrealit, Marcelino.
Shefat e Swanseas, Steve Kaplan, Jason Levien dhe Huw Jenkins, vendosën për 58-vjeçarin Bradley, i cili së fundmi ka qenë trajner i Le Havre.