Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla, ka reaguar pas pranimit të një donacioni prej 1000 teste nga Serbia, raporton Ekonomia Online.
Syla ka thënë se këto teste nuk u janë nënshtruar procedurave juridiko-administrative të doganës sipas ligjit mbi donacionet, andaj sipas tij lënë shumë dyshime për përdorimin e tyre.
E për këtë, ai ka bërë përgjegjëse, Ministrinë e Shëndetësinë, Ministrinë e Punëve të Brendhsme dhe atë të Jashtme.
Statusi i plotë i tij:
-Ky është kulmi i papërgjegjësisë institucionale.
Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, në cilësinë e kryetarit të Federatës të Sindikatës të Shëndetësisë së Kosovës jam i obliguar të reagoj në lidhje me dështimin shtetëror në dy cështje: VEMENDJE
1.) 1000 teste të ardhura nga Serbia nuk u janë nënshtruar procedurave juridiko-administrative të doganës sipas ligjit mbi donacionet, andaj si e tillë lene shumë dyshime për përdorimin e tyre (përgjegjës për këtë MSH, MPB, MPJ). Nga kanë ardhur, cfarë origjine kanë dhe si përdoren. Këtë pyetje po e shtroj që në të ardhmen mos ta FAJESOJNE IKSHPK-në dhe DEPARTAMENTIN e MIKROBIOLOGJISE për dështime eventuale, sepse ju si QEVERI keni deshtuar ne zingjirin komandues.
Në ndërkohë sipas burimeve tona në RKS përmes Maqedonisë kanë arrit 2600 teste, origjina e të cilave prapë nuk dihet. Cka po bëni, QEVERI E NDERUAR?
2.) Në Republikën e Kosovës kanë ardhur mbi 104 profesionistë të ashtuquajtur shëndetësorë nga Serbia të pa verifikuar. Kush do jep përgjegjësi për gabimet e tyre të qëllimshme apo të pa qëllimshme profesionale??? Me siguri që jo NE.
E di që po ju tingëllon politike por e kam një pyetje, ku është komiteti nacional për menaxhimin e kësaj pandemie?
Në fund FSSHK ështe duke e përcjellur me vëmendje cdo lëvizje tuaj dhe do ngrejë kallëzim penal dhe moral për lëshimet që po i bëni.
Me anë të kësaj kërkoj përgjegjësi publike!