Syla: Falënderimet nga Macron vinë si shkak i largpamësisë së ish-kryeministrit Haradinaj

| 10 Dhj 2024 | 15:32 | Nga

Sekretari Organizativ i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gazmend Syla, ka thënë se intuiten politike të Ramush Haradinaj, pak kush e ka. 

Kështu ka thënë Syla duke komentuar për ndihmën që Kosova pati dhënë për ‘Notre-Dame’. 

“Shoku i ngushtë i Vjoses, dyshja “dinamike” në LDK në 2019, Lumiri, pati deklaruar “Franca nuk ka nevojë për paratë e Kosovës as si substancë e as si simbolikë”. Për ‘Notre Dame’ janë mbledhur mbi 1 miliardë euro tashmë”.

Po na del që si simbolikë e Ramush Haradinajt, sot shoqja e Lumirit shkon bashkë me burrë e flet për Aleanca Euroatlantike krah Trump dhe Macron”, ka thënë Syla. 

Syla ka thënë se falenderimet nga Macron vinë si shkak i largpamësisë së ish-KM Haradinaj.

“Intuiten politike të Ramush Haradinaj, pak kush e ka. Falënderimet e Macronit, vinë si shkak i largpamësisë së ish-KM Haradinaj. “Nuk ka përse Presidente” Të mirën që e bon thojnë gjuje në deti se të kthehet në kripë të bukës, është shprehur Syla.

Të ngjashme