Kundër deklaratave të deputetës së VV-së, Fitore Pacolli, ka reaguar edhe deputeti i AAK-së, Gazmend Syla.
Ky i fundit, përmes një statusi në rrjetin social, Facebook, ka thënë se për Pacollin, Shqipëria është vend i huaj, ku siç thotë Syla, nëna e Haradinajt është shëruar në Shqipëri.
Postimi i tij:
Sipas deputetes Pacolli, Shqipëria qenka vend i huaj. Ajo na ishte shqetësuar me faktin se Nëna e dy Heronjve, ashtu si shumë të plagosur të UÇK-së dikur, ka pasur trajtim mjekësor atje. Shqipëria për LVV qenka diçka “jashtë vendit”.
Fitore, pyete Kryeministrin tënd se ku jeton familja e tij dhe ku shkollohet fëmija i tij?