Gazetari Valon Syla ka komentuar programin e Qeverisë Kurti 2, duke theksuar se kjo qeveri nuk po bën asgjë në drejtim të sigurimit të vaksinave anti-Covid.
Syla në Pressing të T7 ka thënë se krerët e shtetit, më shumë i shohim duke bërë përkujtime sesa duke punuar për t’i siguruar vaksinat.
Ai tha se Kurti, Osmani e Konjufca në tri javët e fundit janë parë kryesisht në përkujtime, e në anën tjetër e shajnë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
“Na nuk i shohim këta duke kërkuar vaksina, nëse i analizojmë lajmet e tri javëve të fundit, i shohim kryesisht nëpër përkujtime. E shohim Glaukun, Vjosa Osmanin me Albinin bashkë, ne e dimë që muaji mars dhe deri në maj Kosova ka shumë përkujtime, por në anën tjetër e shajnë UÇK-në”, tha Syla.
“As nuk kërkojnë vaksina, as nuk tregojnë se si do t’i sigurojnë. Bëjnë plane ideore-dëshirore, të tipit do duhej të ishte kështu a në fakt vaksinat do duhej të ishin në frigorifer dhe të fillonte vaksinimi”, shtoi ai.