Deputeti i AAK’së, Gazmend Syla i ka dërguar kërkesë avokatit të popullit në emër të familjeve të dëshmorëve dhe të veteranëve të luftës.
Në kërkesën që Syla ka dërguar te avokati i popullit, thotë se ka pasur disa reagime nga kategoritë e luftës lidhur me mos përfshirjen në pakon emergjente fiskale të qeverisë.
Ai ka thënë se me mijëra veteranë janë duke jetuar në kushte të rënda. Nga avokati i popullit, Hilmi Jashari, deputeti Syla ka kërkuar që të mos lejohet diskriminimi i kësaj kategorie.