Syla i kënaqur me marrëveshjen për shtesë në paga, përfitojnë 14 mijë punëtorë shëndetësorë dhe staf mbështetës

Prishtinë | 29 Tet 2020 | 16:42 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës (FSShK), Blerim Syla, ka njoftuar se është arritur marrëveshje me Kryeministrin e RKS për shtesat në pagë nga e cila përfitojnë 14.000 punëtorë shëndetësorë dhe staf mbështetës.

“Të nderuar punëtorë shëndetsorë, sot FSSHK Kryetar i së cilës jam unë arriti një marrëveshje me Kryeministrin e RKS për shtesat në pagë nga e cila përfitojnë 14.000 punëtorë shëndetsorë dhe staf mbështetës.  Lufta apo beteja e FSSHK-së ishte dhe do të jetë që të gjithë të përfitojnë nga kjo ofertë.  Sot arritëm që MJEKËT, INFERMIERËT, STAFI MBËSHTETËS të kenë rritje të pagës rreth 40% mbi pagën bazë. Pra të gjithë do të fitojnë dhe jo vetëm një kategori (sic kanë pretenduar disa eksponent destabilizues.)” ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i tij i plotë:

Sinqerisht, MJAFT!
-Të nderuar punëtorë shëndetsorë, sot FSSHK Kryetar i së cilës jam unë arriti një marrëveshje me Kryeministrin e RKS për shtesat në pagë nga e cila përfitojnë 14.000 punëtorë shëndetsorë dhe staf mbështetës.
Lufta apo beteja e FSSHK-së ishte dhe do të jetë që të gjithë të përfitojnë nga kjo ofertë.
Sot arritëm që MJEKËT, INFERMIERËT, STAFI MBËSHTETËS të kenë rritje të pagës rreth 40% mbi pagën bazë. Pra të gjithë do të fitojnë dhe jo vetëm një kategori (sic kanë pretenduar disa eksponent destabilizues.)
Të nderuar punëtorë shëndetsorë duke e respektuar shtetin dhe gjendjen e vështirë ekonomike të punëtorëve dhe të pa punësuarëve dhe duke mos dashur të bëjme veprime sindikaliste që shkojnë në dëm të popullatës (ndërprerja e punës), ju lutem ta kuptoni këtë marrëveshje!
-Tani faktet:
1.) Mjekët : marrin 250 euro shtesë
2.) Infermierët : marrin 150 euro shtesë (më shumë se ligji i pagave i hudhur)
3.) Marrin shtesë të gjithë stafi mbështetës në shendetësi, i cili ka qenë i lënë anash tërësisht për këta muaj.
Pra ta kthejmë në vlerën monetare :
1.) Mjekët pa dallim për shkak të rrethanave do marrin rreth 900 euro.
2.) Infermierët do marrin rreth 550-600 euro
3.) Të tjerët i kalkuloni vetë.
Duke u nisur nga këto fakte ju lutemi mos bini pre e manipulimeve të pseudo-sindikalistëve të cilët herë dalin si këshilltar të Kryeministrit e herë si “sindikalistë”, pranojeni realitetin.
E realiteti është vetëm FSSHK në bashkëpunim të ngushtë me Ministrin e Shëndetësisë Armend Zemaj, Kryeministrin Avdullah Hoti dhe të tjerët e ka arritur këtë sukses.
Në fund ne ia arritem faqebardhë qëllimit për ata që duan ta shofin të vërtetën, FSSHK asnjëherë ska qenë politike dhe nuk do të jetë por do të jetë gjithmonë shtetformuese dhe në krah të mantelbardhëve e pacientëve.
P.s: cdo koment ofendues dhe denigrues do të paraqitet në organet kompetente.
B.S

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme