Deputeti i AAK-së, Gazmend Syla, i ka reaguar Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Syla ka postuar fotogtafi me zotimet e nënshkruara nga Kurti, ndër të cilat është edhe depolitizimi i bordeve.
Mbrëmë qeveria ka emëruar si pjesë e bordeve apo kryesues disa anëtarë të VV-së.
Për këtë, Syla tha se Kurti e lëshoi bajrakun.
Ky është postimi i tij i plotë:
Me i shkel zotimet e dikujt tjetër nuk është asgjë.
Por, me i shkel “ZOTIMET” tua, beso që është shumë e rëndë, pasi erdhe në pushtet me këto zotime.
Albin Kurti, të ndryshoi pushteti, e lëshove bajrakun!