Syla jep një propozim interesant për të ringjallur gastronominë e goditur nga pandemia

Prishtinë | 21 Qer 2020 | 14:04 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i AAK-së, Gazmend Syla ka folur për gastronominë, si sektori më i goditur nga masat e ndërmarra për menaxhimin e pandemisë.


Duke e llogaritur se nuk do ta kemi diasporën sivjet për shkak të mbylljes së kufijve, ai ka dhënë një propozim interesant për shtetin.


“Gastronomia po shkon drejt kolapsit, pasi që është sektori më i goditur gjatë masave të marra për menaxhimin e pandemisë.Të vetmen shpresë tonën, si burim ekzistence, diasporën, si duket nuk do e kemi këtë vit për shkak të mbylljes së kufinjve”, ka shkruar Syla.


“Shteti duhet të shqyrtojë mundësinë që të gjej një zgjidhje, e një prej masave do ishte lëshimi i triskave, deri në 100 euro për familje, me mundësinë që ato të përdoren vetëm në gastronomi, me qëllim të ringjalljes së këtij sektori që punëson dhjetëra mijëra qytetarë, shumica e të cilëve në mosha të reja dhe me paga minimale”, ka theksuar ai në Facebook.

Të ngjashme