Syla: Kosova festoi Ditën e Çlirimit nën sanksione, qasja e Qeverisë me ndërkombëtarët është e gabuar

Prishtinë | 13 Qer 2024 | 14:26 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-konsulli i Kosovës në Kanada, Donat Syla, ka thënë për Ekonomia Online se qasja e Qeverisë Kurti në raport me ndërkombëtarët është e gabuar, prandaj sipas tij Kosova e festoi Ditën e Çlirimit nën sanksione.

Syla ka pasur kritika sa i përket raportit me ndërkombëtarët, duke mos u koordinuar për tema të ndryshme, marrë parasysh situatën e ndjeshme në raport me Serbinë.

“Me thënë të drejtën do doja ta shihja shumë më mirë Kosovën, mirëpo përderisa po flasim, Kosova vazhdon të jetë në sanksione nga BE-ja me shpresë që së shpejti do të hiqen këto sanksione, e në anën tjetër duke pasur parasysh që jemi një vend mjaftë fragjil me një situatë të ndjeshme në raport me fqinjin tonë verior e kam parasysh se raportet tona me faktorin ndërkombëtar, me aleatët tanë nuk konsideroj se janë në nivelin më të mirë të duhur, andaj konsideroj që në këtë 25-vjetor që do të duhej të kishim një raport të shkëlqyeshëm posaçërisht me ShBA-në me të cilat së fundi është parë se nuk ka pas koordinonim për gjërat substanciale për të cilat ka pasur nevojë vendi ynë e mos të harrojmë se nga periudha e luftës dhe paraluftës, Kosova në vazhdimësi çdo hap të saj në raport me fuqizimin e sovranitetin ka pasur koordinimin me bashkësinë ndërkombëtarë e Amerikën e pastaj tjerët”, ka thënë Syla.

Syla ka thënë se që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës, Kosova nuk mund të arrinte suksese pa përkrahjen e aleatëve ndërkombëtar, andaj kërkon qasje më bashkëpunuese.

“Konsideroj se me këtë qasje, që është duke e aplikuar Qeveria e Kosovës lë shumë për të dëshiruar për ndërtimin e një raporti të qëndrueshëm me aleatet tanë. Jam i vetëdijshëm se ShBA-të dhe aleatët tanë kane interes strategjik që të jenë prezent në vendin tonë dhe të fuqizojnë shtetin e Kosovës drejt integrimit në instancat më relevante sikurse kemi pasur përkrahjen deri tash mos te harrojmë se gjatë gjithë kësaj periudhe prej se Kosova është e pavarur prej vitit 2008 asgjë s’do mund të arrihej pa përkrahjen e aleatëve tanë, andaj konsideroj se qasja e qeverisë por edhe opozitës duhet te jetë shumë afirmative bashkëpunuese në veçanti me ShBA-në”, ka thënë tutje Syla.

Ish-konsulli i Kosovës në Kanada, ka folur edhe për 25-vjetorin e çlirimit të vendit, teksa kritika ka për radhitjen e zyrtarëve në këtë manifestim. Kritika ka për ulësen e siguruar për kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Meqë është fjala e 25 vjetorit ne duhet të flasim dhe të dimë të vlerësojmë ata që kanë kontribuar për të ardhur deri te kjo ditë, duhet të jemi të vetëdijshëm se pa ndërhyrjen e NATO-s ne mbase s’do ta kishim lirinë, por asaj i ka paraprirë rezistenca  e UÇK-së e ndërkohë për mua ishte e papranueshme fotografia kur njëri nga eksponentët e UÇK-së, Ramush Haradinaj ishte në rreshtin e  4-të apo të 5-të të ceremonisë së ditë së çlirimit. Për mu kjo edhe ka pasur gabim protokolli është e papranueshme jo sepse ai do duhej të ftohej si zyrtar i një partie por mos harroni se krahas rezistencës së familjes Jashari edhe familja Haradinaj me gjithë atë sakrifice që ka bërë do duhej të nderohej”, u shpreh Syla.

Të ngjashme