Gazetari Valon Syla ka komentuar zhvillimet e fundit që ndodhën mes Qeverisë së Kosovës dhe SBASHK-ut për grevën në arsim.
Syla në emisionin “Pressing” në T7 thotë se Qeveria nuk ka vullnet që të gjejë zgjidhje për grevën në arsim.
Ai tha se kryeministri Albin Kurti e ka një problem. Sipas tij, ai e ka “kryet e fortë, bung, qysh thotë populli”.
“Nuk po shohim vullnet të qeverisë me ja lidh kryet kësaj pune. Albini e ka një problem që dy vjet qeverisje: E ka kryt e fortë bung që thotë populli! Ja e sheh zgjidhjen qysh don vetë, ja nuk e sheh zgjidhjen qysh e shohin njerëzit nevojli”.
“E sheh botën në këndin, në atë kornizën e vet… Ish ba edhe shef i shëndetësisë. Ai një ditë ka me dalë në television si në Vietnam me dhënë lajme”, u shpreh Syla.