Gazetari Valon Syla ka thënë në emisionin Pressing në T7 se ligji për konfiskimin e pasurisë është ani-kushtetues.
Ai ka thënë se ky ligj është krijuar nga VV për t’i shërbyer ideologjisë së tyre të majtë që të frikësojë masat.
“Unë e kisha interpretuar në mënyrë tjetër. Se pari është anti-kushtetues dhe në aspektin ligjor si draft është i parealizueshëm. Nëse lidhet me kodin, ashtu sic tha juristi nga ana jonë, se tash Toma ka dalur andej. Sikur me thënë Toma i ka vjedhur paret e tash po kërkon kush i ka vjedhur. E treta është paralel. Në gjuhë popullore, këtu futen njerëzit me parti dhe nuk kanë nevojë t’i japin llogari prokurorit. Kjo është ideologji e VV-së. Do të frikësohet masa. Do të targetohen të pasurit, kjo dihet. Nuk mund të konfiskojë pasuritë e Devollëve për shembull. Ai i ka shitur vetëm vjet 20 mijë dyshekë dhe i ka të regjistruar. Kjo vetëm do i frikësojë dhe do i kthejë nga ana e tyre. Njerëzit që duhet me hy n’burg është vështirë me i zënë me letra. Kjo është populizëm politik. Albini po dëshiron të thotë qe unë desha t’i fusë në burg por nuk më lanë këta”, thotë ai.