Drejtori i Informacionit në Klan Kosova, Gazmend Syla, në Zonën Zgjedhore ka thënës e premtimet e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, për gratë, veçanërisht gratë ndërmarrëse, janë interesante.
Ai ka vecuar premtimin e Veselit për shtesat për fëmijë, atë për trajnimet profesinale dhe tjetrin për kompenzimet nëse prodhimet e ndërmarrëseve nuk bëhen, për një a tjetër arsye, njofton Klan Kosova.
“Mu duk interesant premtimi që Veseli bëri për shtesat e fëmijëve, për gratë që nuk punojnë. Është jashtëzakonisht interesante, sepse fëmijët janë krejt të pambrojtur në Kosovë; nuk ka ekzistuar kjo kategori sociale e mbështetjes së fëmijëve. Shpresoj që kjo të bëhet realitet”.
“Po ashtu është me rëndësi premtimi tjetër i tij për gratë që nuk kanë kryer shkollë, por duan të punojnë, e të cilat sipas Veselit do të marrin trajnime profesionale”.
“Vlen të përmendet edhe premtimi për sigurimin e mjeteve financiare për kompenzim të ndërmarrësve të mbjellat e të cilëve nuk shndërrohen në prodhime për një arsye apo tjetër”.