Gazetari, Valon Syla, përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook” ka pyetur Qeverinë, pse u ndërpre energjia elektrike në gjysmën e Kosovës, shkruan Express.
“Me i mshef lajmet me skandale e viktima që dëmtojnë Qeverinë Kurti?”, ka shkruar Syla pas 36 viktimave nga COVID-19 të regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Ai ka thënë se as nxehëse as kondicioner nuk ka për me harxhua energji masive.
Postimi i plotë i tij:
A u rrasët në panikë ju shtabi i Albin Kurtit?
U ndërpre energjia elektrike në gjysmën e Kosovës. Pse pe ndalni?
Me i mshef lajmet me skandale e viktima që dëmtojnë Qeverinë Kurti?
Vera është. Edhe fllad është. As nxemje as kondicionera ska me harxhu energji masive?
A ja nisët me masa të jashtë zakonshme a?
Valla bre të poshtër jeni. Por se keni gjatë…