Deputetja Mimoza Kusari-Lila, ka përdorur një gjuhë diskriminuese në një emision televiziv, duke përdorur termin pezhorativ “gra të këqija” derisa po sulmonte Lidhjen Demokratike të Kosovës .
Kështu, ajo ka fyer të gjitha gratë e Kosovës që vazhdojnë të jetojnë e punojnë nën shtypjen e promovuar nga sistemi patriarkal që dikur kritikohej nga vetë ajo.
“Me tregu atë nivel të arrogancës, e me u fsheh nën petkun e njeriut të urtë edhe të sjellshëm e me ardhë e me leshu fjalë si GRATË E KËQIJA edhe me dalë mos me i duru kritikat e opozitës…” – isdhte deklarata e saj. E për këtë, ka reguar deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gazmend Syla. Syla në rrjetin social Facebook ka thënë se kush janë ato gra të këqija sipas Kusari- Lilës.
“Për cilat gra të këqija e ka fjalën Mimoza Kusari Lila?”, ka shkruar Syla.