Syla thotë se Kurti mund të jetë duke planifikuar zgjedhje të reja

Prishtinë | 22 Mar 2021 | 21:51 | Nga Ekonomia Online

Gazetari Valon Syla ka thënë në emisionin Pressing në T7 se kryeministri i zgjedhur, Albin Kurti, po mendon menjëherë ta dërgojë shtetin në zgjedhje të reja.

Ai thotë se kalkulimet me ndarjen e ministrive dhe zgjedhja e Qeverisë janë prova për këtë.

“Lista Serbe bëri të ditur se do ta dërgojë një ankesë në Kushtetuese dhe ku i dihet mund të kenë të drejtë. Albini vetë kalkuloi kështu”, tha ai.

“Kemi parë edhe mendime të ish-gjykatësit të Kushtetueses dhe juristëve. Ata thonë se presidenti duhej të zgjidhej i pari. Po ndodhta ai tash po mendon si t’i marrë 80% e të qeverisë krejt vetëm”, shtoi ai.

Tutje ai komentoi edhe premtimet e Kurtit.

Ai i ka komentuar ndihmat financiare duke i quajtur ato “vitra”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme