Analisti Valon Syla, ka pyetur se kur pritet të reformohet Partia Demokratike e Kosovës.
Sipas Syla, PDK do të reformohet kur Nait Hasani, Ferat Shala, e Azem Syla dalin në Vetëvendosje.
Kjo pasi që siç thotë, të tjerët që ishin në PDK, kanë kaluar në Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit.
“Kur ja nisë PDK me u reformu?…Kur Nait Hasani, Ferat Shala, e Azem Syla dalin në Vetëvendosje. Tjerët kanë dalë”, ka shkruar Syla.