Syla tregon tre arsyet pse Rifat Latifi dha dorëheqje

Prishtinë | 07 Tet 2022 | 17:18 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla ka treguar disa nga arsyet që e kanë çuar Latifin deri tek dorëzimi i postit të tij.

Sipas Sylës njëra ndër arsyet pse ish ministri e ka dorëzuar postin është se nuk iu ka lejuar të punojë me idetë e veta dhe vazhdimisht ka qenë nën presion nga grupet e ndryshme të interesit.

“Po e jap mendimin tim në bazë të përvojës sime në takimin e parë dhe të fundit me ish ministrin Latifi. Po dëgjoj shumë spekulime por sipas meje e vërteta është kjo:

1.) Këtë njeri nuk e kanë lejuar të punojë me idet e veta dhe vazhdimisht ka qenë nën presion nga grupet e ndryshme të interesit.

2.) Ky profesionist ka ardh nga SHBA me vullnetin më të mirë por atje paga e mjekut, ora e mjekut sillet rreth 200 € e këtu ky është dasht të menaxhoje me doktorët specialist me pagë mujore 650€ apo 3.25€.

3.) Buxheti i shëndetsisë i krahasuar me shtetet më të varfëra Afrikane”, ka shkruar Syla ndër të tjera.

Të ngjashme