Sylvinho në mesin e selektorëve më të mirë në botë

Prishtinë | 12 Dhj 2023 | 11:05 | Nga Ekonomia Online

Sylvinho e bëri një punë të jashtëzakonshme me Kombëtaren shqiptare, të cilën arriti ta kualifikonte në Kampionat Evropian pas një kampanjë kualifikuese fantastike.

Nën drejtimin e trajnerit brazilian, Kuqezinjtë arritën të përfundonin në vendin e parë në grup duke i lënë prapa Kombëtaret si Republika Çeke e Polonia, ndërkohë që e siguruan pjesëmarrjen e dytë historikë në Evropian, pas asaj të vitit 2016.

E kjo punë fantastike e ish-futbollistit të Barcelonës dhe të Manchester Cityt nuk është lënë pa u vërejtur as nga Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe e Statistikave të Futbollit, shkruan “Gazeta Express”.

IFFHS e ka publikuar listën e 20 selektorëve më të mirë të vitit 2023 aktualisht, ku ish-përfaqësuesi brazilian e zë një vend mjaft të kënaqshëm.

Më saktësisht, Sylvinho e gjen veten në vendin e pestë në këtë listë prestigjioze, duke lënë prapa emra të mëdhenj, përfshirë këtu edhe kampionin e botës me Argjentinën, Lionel Scaloni.

Përpara trajnerit brazilian gjenden vetëm Luis de la Fuente i Spanjës, Steve Clarke i Skocisë, Didier Deschamps i Francës dhe Gareth Southgare i Anglisë.

Të ngjashme