Sylvinho publikon listën e Kombëtares për Euro 2024 – Uzuni, Cikalleshi e Muja jashtë evropianit

Prishtinë | 27 Maj 2024 | 16:22 | Nga Ekonomia Online

Tekniku shqiptar Sylvinho i ka dhenë fund pritjes së tifozëve kuqezi, duke publikuar listën e Shqipërisë për në Euro 2024, ku nuk mungojnë edhe surprizat.

Me 27 lojtarë në gatishmëri të ekipit, braziliani ka zgjedhur të lerë jashtë emra në zë në fazën eliminatore, sidomos në repartin e sulmit, ku Myrto Uzuni e Sokol Cikalleshi janë lënë jashtë. Po ashtu, edhe Arbnor Muja, nuk do të jetë pjesë e evropianit, ashtu si Kejdi Bare dhe Arbnor Muçolli.

Lista ndërkohë, paraqitet e tillë:

Portierë – Etrit Berisha, Elhan Kastrati, Simon Simoni, Thomas Strakosha.

Mbrojtja – Naser Aliji, Arlind Ajeti, Ivan Balliu, Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Ardian Ismajli, Marash Kumbulla, Enea Mihaj, Mario Mitaj.

Mesfusha – Amir Abrashi, Kristjan Asllani, Nedim Bajrami, Medon Berisha, Klaus Gjasula, Qazim Laçi, Ernest Muçi, Ylber Ramadani.

Sulmi – Jasir Asani, Armando Broja, Mirlind Daku, Arbër Hoxha, Rey Manaj, Taulant Seferi.

Të ngjashme