Përpjekja për t’i trembur pëllumbat nuk ka shkuar mirë.
Kjo pasi në këtë tentativë një person ka qëlluar me armë zjarri djalin e tij në këmbë. Ky i fundit ka marrë lëndime të lehta trupore, ndërsa të dyshuarit i është konfiskuar pistoleta dhe është liruar në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili gjatë përpjekjes që ti tremb disa pëllumba mbi kulmin e shtëpisë nga pakujdesia me pistoletë e kishte qëlluar në këmbë djalin e tij viktimën mashkull K/Shqiptar i cili si pasoj kishte pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Nga i dyshuari është konfiskuar pistoleta me një karikatorë dhe 15 diabolla kalibër. 4.5 mm. Pas intervistimit i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Rasti ka ndodhur në fshatin Doberdol të Komunës së Pejës.