Tifozët zyrtarë të Kombëtares së Shqipërisë, “Tifozat Kuq e Zi” janë përkujdesur të japin një mesazh para ndeshjes së sotme (e diel) ndaj Kombëtares së Anglisë.
Shqipëria është nikoqire e Anglisë në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës “Katar 2022”.
Kuqezinjtë do t’i presin Tre Luanët nga ora 18:00 në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, ndeshje e vlefshme për Grupin I.
Djelmoshat e trajneri Edy Reja vijnë nga një fitore minimale ndaj Andorrës dhe synojnë rezultat pozitiv edhe ndaj ekipit të Gareth Southgate.
Për të arritur deri tek rezultati pozitiv kanë menduar edhe tifozët “Tifozat Kuq e Zi”, të cilët mendojnë t’i japin përkrahje morale djelmoshave të kombëtares.
“Tifozat Kuq e Zi” kanë bërë një koreografi, ku përfshihen figura historike shqiptare si Skënderbeu dhe Adem Jashari.
Ata gjithashtu kanë shkruar edhe një mesazh: “Sytë dhe zemrën te ju”