Syzet dhe ora e mësuesit nga Srebrenica, shpalosen si artefakte në Kosovë

Prishtinë | 11 Kor 2024 | 14:58 | Nga Natyra Salihaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Për herë të parë në Kosovë janë shpalosur artefakte nga viktimat e Srebrenicës, të cilat i kanë ruajtur familjarët e viktimave. Të enjten, aty u ekspozuan syze dhe ora e mësuesit nga Srebrenica, Reshit Fazliqi, raporton Ekonomia Online.

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilija Rexhepi, tha se 8 mijë burra janë vrarë me e zhduk një popull të tërë. Është më rëndësi më e shënu këtë moment boshnjakët dhe ushtarët e Kosovës.

“Me këtë shënim po dojmë me u siguru që atë tolerancë, paqe për të cilën po folin që po tentojmë me bë me e apliku por mos më harru atë së çka kemi kalu. Për mu është shumë më rëndësi që Qeveria ime, ku i takojë tash e përkrahë këtë iniciativë këtu mes Prishtinës më u solidarizu me këto artefakte”, tha Rexhepi.

Ndërsa, Mensur Bektic, përfaqësues i familjarëve të të vrarëve boshnjakë, ka thënë se nuk duhet harruar se çka ka ndodhur dhe vendimi i Qeverisë që 11 korriku të deklarohet si dita për kujtimin e asaj se çka ka ndodhur në Srebrenicë është për tu vlerësuar.

“Kjo është ditë e madhe që çdo civilizim në botë po don më e shënu dhe është duke e shënuar siç e dini që ka ndodh me rezolutën, ku shumica e shteteve e votuan 11korrikut të jetë Dita Ndërkombëtare e gjenocidit të Srebrenicës. Këtu çka po shihni sot, po ekspozohen artefaktet e e mësuesit, mësuesi nuk ka pas faj, mësuesi është dashur me vazhdu me dhënë mësim. Ka qënë mësues në Srebrenicë që është dasht me vazhdu. Është ditë e rëndësishme, edhe ditë pikëllimi që nuk kemi çare çdo ditë pa e shënu, një vend që nuk e kujton çka la ndodh nuk ka as kulturë, edhe kultura e tij zhduket edhe e ardhmja e tij zhduket na po duam me kujtu që mos me na ndodh kurrë”, u shpreh ai.

“Nëse rrini me nënat, gratë që e kanë përjetu Srebrenicën krejt çka keni me dëgju është ofshamë por asnjëherë nuk lyp hakmarrje, asnjëra nuk thotë hajde tash vrajeni serbt. Ata i edukojnë edhe fëmijët e vetë me tolerancë, tolerancë të cilën e ka treguar edhe Kosova edhe Bosnja e dëshirojë me u shpërnda ajo tolerancë që me e kujtu këtë ditë është shumë më rëndësi se çka është duke u bërë sot këtu”, ka thënë ai.

Të ngjashme