Ndërkohë që është me pushime për shkak të ndërprerjes së kampionatit, portieri polak i Juventusit, Wojciech Szczesny ka dhënë një intervistë për një kanal në “Youtube”, ku ka zbuluar një detaj mjaft interesant.
Sipas gardianit të bardhezinjve, kur skuadra drejtohej nga Massimiliano Allegri, të gjithë lojtarët që ndëshkoheshin me karton të kuq, duhet t’u bënin dhurata shokëve të ekipit, si një mënyrë për të shlyer fajin që i la me një lojtar mangët në fushë.
“Pikërisht për shkak të kësaj rregulloreje, të gjithë kemi nga një IMAC, të cilin na e dhuroi Cristiano Ronaldo pasi mori karton të kaq në sfidën ndaj Valencias. Na desh të prisnim dy muaj, derisa morëm dhuratën tonë, por në fund ia vlejti”, tregon polaku.