Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog ka zhvilluar një takim me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.
Szunyog ka shkruar se BE-ja është e gatshme të vendosë një mision të trajnuar tërësisht për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale që do të mbahen në Kosovë në vjeshtë.
“Kishim një diskutim të frytshëm me presidenten Vjosa Osmani sot rreth zgjedhjeve. BE-ja është e gatshme të vendosë Misionin e trajnuar të Vëzhgimit të Zgjedhjeve për zgjedhjet e ardhshme komunale, me kusht që situata me pandeminë COVID-19 të përmirësohet më tej”, ka shkruar shefi i Zyrës së BE-së në Twitter.