Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, ka zhvilluar takim me Myftiun e Kosovës, Naim Tërnava.
Ai ka thënë se ka përgëzuar Tërnavën për rizgjedhjen në krye të BIK-ut.
Përmes një postimi në X, Szunyog, ka thënë se Bashkimi Evropian e njeh rolin vendimtar të Bashkësisë Islame në forcimin e dialogut ndër fetar.
“Më vjen mirë që takova Myftiun Tërnava, të cilin e përgëzova për riemërimin. BE njeh rolin vendimtar të Bashkësisë Islame të Kosovës në forcimin e dialogut ndërfetar dhe një bashkëjetesë të qëndrueshme paqësore në Kosovë”, ka shkruar ai.
Ambasadori Szunyog, tha se në takim kanë diskutuar edhe për Ligjin për Liritë Fetare, për të cilin tha se duhet të miratohet.
“Gjatë takimit u diskutua edhe për mbështetjen e palëkundur të BE-së për Ligjin për Liritë Fetare. E ritheksova se BE-ja inkurajon miratimin e saj nga Parlamenti”, ka shkruar ai.
Glad to meet Grand Mufti Tërnava, whom I congratulated on his reappointment.
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) November 27, 2023
The EU recognizes the crucial role of the #Kosovo Islamic Community in bolstering interfaith dialogue & a lasting peaceful coexistence in Kosovo. (1/2) pic.twitter.com/AGE4u66Y12