Szunyog: BE-ja e përkushtuar për të siguruar një sistem drejtësie që funksionon mirë në Kosovë

Prishtinë | 25 Tet 2023 | 14:02 | Nga Ekonomia Online

Me rastin e Ditës Evropiane të Drejtësisë, Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, vizitoi Akademinë e Drejtësisë së Kosovës, shkruan Reporteri.net.

Ai u takua me gjeneratën e re të gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilëve u uroi suksese në përgjegjësitë e reja dhe diskutoi për sfidat me të cilat përballet Akademia e Drejtësisë e Kosovës me drejtorin ekzekutiv, Enver Fejzullahun.

“BE-ja mbetet e përkushtuar për të siguruar një sistem drejtësie që funksionon mirë”, tha ai.

Të ngjashme