Shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, dhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, kanë vizituar ndërmarrjen “Berrykode” në Maxhunaj, e cila merret me kultivimin e boronicave dhe është përfituese e projektit të BE-së në shumën prej 170 mijë euro, raporton Ekonomia Online.
Bashkëpronari i plantacionit të boronicave, Arif Kastrati, iu tregoi atyre për sukseset e kësaj ndërmarrjeje, edhe falë përkrahjes nga Bashkimi Evropian.
“Jam bashkëpronar i këtij plantacioni të boronicave. Sot e patëm për vizitë shefin e BE-së, Tomas Szyunog dhe kryetarin e Komunës së Vushtrrisë Ferit Idrizi. Vizita shkoi shumë mirë”.
“Para dy vjetësh BE-ja na ka ndihmuar në një projekt. Ka qenë bashkëfinancim i tyre dhe i yni. BE-ja kanë kontribuar me një financim prej 170 mijë euro, ndërsa ne si biznes kemi kontribuar me 100 mijë euro dhe i kemi investuar në plantacion. Investimi po shihet mbrapa… Kanë ardhur të shohin investimin dhe ishin goxha të kënaqur”, tha Kastrati
Kjo vizitë është organizuar në kuadër të fushatës “Për ju, me ju”, e cila ka për qëllim promovimin e mbështetjes së Bashkimit Evropian në Kosovë.
Deri më tani, falë mbështetjes së BE-së në sektorin e bujqësisë, më shumë se 500 të rinj janë punësuar, më shumë se 100 agro-biznese kanë krijuar standarde prodhimi të nivelit të BE-së, dhe rreth 80 biznese kanë ulur shpenzimet dhe ndotjen duke rritur efiçiencën e energjisë.
LEXO EDHE: