Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog, tha se është e nevojshme që Kosova të bëjë ndryshime në Ligjin e Zgjedhjeve, raporton Ekonomia Online.
Tutje, ambasadori Szunyog tha se raporti i përgjithshëm i BE-së për zgjedhjet në Kosovë, pritet të publikohet vitin e ardhshëm.
“BE ka ekipet vëzhguese edhe për këtë raund, kemi dhjetëra vëzhgues afat gjatë dhe për kohë të shkurtë. Raporti i tyre do të publikohet të martën, dhe po presim që vitin e ardhshëm do të jetë i gatshëm edhe raporti i përgjithshëm i zgjedhjeve. Dua të theksoj nevojën për ndryshimin e ligjit për zgjedhje, janë vënë në pah disa probleme si për zgjedhje parlamentare si për ato lokale, mendoj se kjo duhet të shihet si prioritete nga Qeveria e Kuvendi. Ka pasur rekomandime të ndryshme që nga viti 2017, 2019 dhe 2021. Jam i sigurt se do të ketë rekomandime tjera. Është koha për Kosovën t’i adresojë dobësitë që ka në legjislacion”.
Këto deklarata i dha pas vizitës në vendvotimin në Fakultetin Filologjikë, ku Szunyog u shpreh i kënaqur me mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale në raudin e dytë.
“Gjithçka po doket që është duke shkuar mirë, njerëzit në vendvotime janë të trajnuar dhe janë duke e bërë punën profesional. Gjithçka është duke shkuar shumë mirë, dhe jam i impresionuar. E vërejtja që pjesëmarrja është më pak se në raundin e parë, shpresoj që njerëzit të marrin pjesë më shumë, se është mundësi për qytetarët për të ndikuar në komunën e tyre. I bëjë thirrje qytetarëve që të votojnë”.