Szunyog: Pavarësia e sistemit prokurorial është gurthemel i shtetit

| 10 Tet 2023 | 17:04 | Nga

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë Tomas Szunyog, është takuar me kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës Jetish Malokun.

Në takim u fol rreth reformës në drejtësi.

Szunyog tha se kjo duhet të bëhet sipas standardeve evropiane.

“Ritheksoi se pavarësia dhe llogaridhënia e sistemit prokurorial është një gurthemel i shtetit të së drejtës”, tha ai.

Të ngjashme