Szunyog viziton Gjykatën Kushtetuese, kërkon zbatimin e aktvendimit për Manastirin e Deçanit

Prishtinë | 23 Jan 2024 | 19:38 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka vizituar sot Gjykatën Kushtetuese, me ç’rast ka takuar kryetarin e kësaj gjykate Gresa Caka-Nimani.

Në platformën X, ai ka kërkuar që të zbatohet aktvendimi i kësaj gjykate për Manastirin e Deçanit, raporton Klan Kosova.

“Theksova se Gjykata duhet të jetë e pavarur dhe e lirë nga ndikimi dhe presioni politik. Për të ruajtur pavarësinë e gjyqësorit, është thelbësore që anëtarët e qeverisë të përmbahen nga deklaratat që rrezikojnë të cenojnë autoritetin dhe pavarësinë e gjyqësorit, si dhe besimin e publikut në të”.

“Vendimet e Gjykatës Kushtetuese të respektohen dhe zbatohen plotësisht, përfshirë edhe aktgjykimin e datës 19 maj 2016 për çështjen e Manastirit të Deçanit”, ka shkruar Szunyog.

Të ngjashme