“Ta thuash të vërtetën për Putinin është vdekjeprurëse”, raportohet se 12 gazetarë u vranë në Ukrainë

Prishtinë | 27 Mar 2022 | 14:28 | Nga Ekonomia Online

12 gazetarë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i luftës, njoftoi prokurorja e shtetit atje në faqen e saj në Facebook.

“Ta thuash të vërtetën për agresionin e Putinit është vdekjeprurëse – 12 gazetarë janë vrarë deri më tani”, tha Irina Venediktova. Mes tyre ka gazetarë amerikanë, irlandezë dhe rusë.

Ajo thotë se dhjetë të tjerë janë plagosur.

Sipas Venediktov, të gjithë gazetarët u vranë nga ushtria ruse, por ky informacion nuk mund të verifikohej në mënyrë të pavarur.

Deri më tani janë sulmuar të paktën 56 përfaqësues të mediave, mes tyre 15 të huaj.

Të ngjashme