Tafa nderohet nga Ambasada e Shqipërisë, Haradinaj: Ai ka treguar se si dija ngrit lart emrin e Kosovës

Prishtinë | 10 Tet 2024 | 14:21 | Nga Ekonomia Online

Ambasada e Shqipërisë në Kosovë ka nderuar akademikun Lulzim Tafa.

E atje pjesëmarrës ishte dhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Nder të marr pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Shqipërisë për të nderuar Akademikun e shquar Lulzim Tafa. Kontributi i tij i jashtëzakonshëm në fushën e letërsisë dhe arsimit është një burim frymëzimi për të gjithë ne. Profesor Tafa, ka treguar se si dija dhe përkushtimi mund të ngrenë lart emrin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Arritjet e tij janë dëshmi e potencialit të madh që ka vendi ynë”, ka shkruar Haradinaj.

“Nderimi i personaliteteve si Akademik Lulzim Tafa është inspirim edhe për brezat e ardhshëm të njerëzve të dijes, që do të jenë pjesë e ndërtimit të Kosovës, ashtu siç e dëshirojmë”.

Të ngjashme