Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri thotë se partia e tij kurrë nuk ka qenë më e fortë se në këto zgjedhje, që do të mbahen më 9 shkurt 2025.
Tahiri përmes një shkrimi në ‘X’ thotë se 9 shkurti do të jetë votë ndëshkuese ndaj qeverisjes më të dobët në histori të vendit.AAK kurrë në historinë e vet nuk ka qenë më e fortë se në këto zgjedhje. Me koalicionin që e ka, me qeverisjen lokale në pesë komunat që e ka dhe me pozicionimin shumë të saktë të udhëheqësit tonë. Rezultati zgjedhor do të jetë befasi, AAK do të ketë rezultatin më të mirë.
9 shkurti do të jetë votë ndëshkuese ndaj qeverisjes më të dobët në histori të vendit”, shkroi Tahiri.