Tahiri: AAK-ja nuk e ndërlidhë votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare me kërkesat tona

Prishtinë | 01 Mar 2024 | 13:16 | Nga Flutura Sogonjeva Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se ata kërkojnë nga partia në pushtet që t’i mbështes dy nisma të tyre, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se AAK-ja nuk e ndërlidhë votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare me kërkesat e saj.

“Si Aleancë ne do t’i mbështesim marrëveshjet ndërkombëtare, përderisa kemi kërkesë eksplicite që të ketë reflektim në dy kërkesat tona kryesore, e para që lidhet me seancën e djeshme, me debatin e jashtëzakonshme lidhur me sigurimet shëndetësore, që të na votohet rezoluta, dhe që Ligji për sigurime shëndetësore të vije në Kuvend në maj në mënyrë që të miratohet para korrikut, dhe po ashtu që të amandamentohet Ligji i pagave”, ka theksuar Tahiri.

“Sa i përket çështjes së dinarit, qëndrimi ynë është i saktë: Euro është valuta e vetme në Kosovë dhe ajo duhet të jetë. Për këtë temë duhet të ketë diskutim të brendshëm në Kosovë me partnerët tanë ndërkombëtarë dhe me argumentimet që i ka qeveria në mënyrë që të arrihet deri tek një zgjidhje dhe assesi kjo temë nuk duhet që të bëhet temë e dialogut në Bruksel”.

Tutje Tahiri tha se është fatkeqësi e madhe, që ky vendim i brendshëm i Bankës Qendrore të Kosovë të bëhet temë ndërkombëtare!

“Të gjithë hapat e qeverisë kanë qenë dhe janë të gabuar – është dashur që të ketë një njoftim paraprak, të jepet një afat kohor dhe të merret një vendim i pakthyeshëm dhe jo kjo çështje të bëhet problem ndërkombëtar”.

Të ngjashme