Ish-kryenegociatroja për dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri ka vlerësuar lartë dëshminë e ish-ndihmëssekretarit amerikan të shteti, James Rubin në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë që ka dhënë të hënën dhe të martën në rastin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Tahiri ka kritikuar ata që në një formë ose tjetrën acaruan raportet mes Kosovës dhe Amerikës, pa çka thekson se ata që bënë shumë për krijimin e shtetit po e bëjnë edhe sakrificën kombëtare në Gjykatën Speciale.
“Ata që bënë shumë për krijimin e shtetit po bëjnë sakrificën kombëtare në Gjykatën Speciale – tjerët që nuk bënë asgjë po dëmtojnë shtetin dhe aleancën me aleatin kryesor – çfarë paradoksi – sdo ta kishim besuar sidomos ne që ishim në krye të shtetkrijimit…”, ka shkruar Tahiri.