Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri, ka falënderuar ambasadorin Ambasadorin Jan Braathu, për shërbimin e tij në Kosovë në krye të OSBE-së, raporton Ekonomia Online.
Tahiri në një konferencë për medie tha se Baraathu do të mbetet një ndër miqtë dhe diplomatët që ka shërbyer pa asnjë kursim në Kosovë.
“Ambasadori Braathu do të mbetet një ndër miqtë dhe ndër diplomatët që ka ndihmuar pa asnjë kursim në ndërtimin e institucioneve demokratike në Kosovë, dhe forcimin e partneritetit ndërkombëtar dhe shtyrjen e dialogut me komunitet”, ka thënë Tahiri.
Ai i ka uruar për misionin e ri ambasadorit Braathu si shef i OSBE-së në Serbi.
Ambasadori i OSBE-së Jan Braathu është shprehur mirënjohës ndaj institucioneve të Kosovës për bashkëpunimin. Derisa është shprehur i sigurt se Kosova nuk po e humb një shok, por tani do ta kenë një mik në Beograd.
“Ne kemi pyetur se çka mund të i’u ndihmojmë, këtu. Të jeni i sigurt se nuk po e humbni një shok, por do të keni një mik në Beograd”, tha ai duke iu referuar zëvendëskryeministrit Besnik Tahiri