Tahiri: Cenimi i vlerave demokratike nuk do të përsëritet në qeverisjen e kryeministrit në ardhje Bedri Hamza

Prishtinë | 15 Sht 2024 | 18:40 | Nga Ekonomia Online

Shefi i GP-së së PDK-së, Abelard Tahiri, ka shkruar për Ditën e Demokracisë.

Ai thotë se në një vend demokratik rol thelbësor ka e drejta e qytetarëve për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur.

Prandaj duke theksuar se kanë mbetur më pak se pesë muaj që vendi ynë të zgjedhë qeverisjen për katër vitet e ardhshme, ai bën thirrje për angazhim të qytetarëve në zgjedhje.

“Përmes këtyre zgjedhjeve vendit ti mundësojmë një qeverisje që do të mbrojë e promovojë vlerat e demokracisë dhe e cila do të udhëhiqet nga Bedri Hamza. Cenimi i vlerave demokratike të mishëruara në sistemin tonë kushtetues, nuk do të përseritet në qeverisjen e kryeministrit në ardhje Bedri Hamza”, shkruan ai.

Të ngjashme