Abelard Tahiri i PDK’së ka dalë para veteranëve duke ju thënë se do tentojnë të gjejnë një zgjidhje sa i përket Ligjit për Pagën Minimale.
Në hyrje të Kuvendit të Kosovës ai u ka treguar se Kuvendi ka ndalur punimet e seancës deri në orën 13:00.
‘’Sot kërkuam që kjo seancë të ndërpritet dhe ta gjejë një zgjidhje që të bëhet pensioni i veteranëve në linjë me pagën minimale. Kjo është një kërkesë dinjitoze e juaja’’, tha ai.
‘’Do t’ju ftojmë në një takim ta gjejmë një zgjidhje sepse është e turpshme me kundërshtu për një të drejtë tuajën minimale.’’